Robbie shihet e shqetësuar pasi u largua nga shtëpia e Cara Delevingne e cila është parë me sjellje të ç’rregullta në publik

Aktorja e njohur, Margo Robbie u pa e mërzitur vetëm disa orë pasi u largua nga shtëpia e shoqes së saj të ngushtë Cara Delevingne – teksa modelja britanike vazhdon të ngjall shqetësime shëndetësore me një sërë paraqitjesh publike të çrregullta.
Ylli i nominuar për “Oscar” u pa duke luftuar për të mbajtur emocionet e saj pasi la një shtëpi me qira në West Hollywood për të udhëtuar në aeroportin ndërkombëtar të Los Angelesit.
Më herët, Robbie, 32 vjeç, ishte parë duke dalë nga shtëpia e Delevingneit në West Hollywood, prej 7 milionë dollarësh, dy orë pasi motra e Delevingne, Poppy, ishte parë gjithashtu duke dalë me një SUV të zi.

Nuk është e qartë nëse Delevingne ishte në shtëpi kur Robbie ishte atje për ta vizituar.
Delevingne nuk u shfaq në New York të hënën (12 shtator) për lansimin e koleksionit të saj të modës për nder të stilistit të ndjerë Karl Lagerfeld të mbajtur në restorantin elegant Saga në Distriktin Financiar të qytetit.

Këto foto shqetësuese vijnë një javë pasi modelja rriti shqetësimin e fansave të saj të përkushtuar duke u shfaqur e çrregullt dhe e çuditshme në aeroportin Van Nuys.