15:44 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mariah Carey jep detaje për albumin e ri

Këngëtarja me renome botërore, Mariah Carey së shpejti do ta sjellë albumin e saj të ri. Në një intervistë për “People” ajo ka treguar disa detaje rreth albumit të saj “The Butterfly Returns”.

“Jam duke punuar në albumin tim të ri që një kohë. Është punë e dashurisë dhe unë jam shumë e emocionuar” tha këngëtarja.

Ajo tregoj se albumi do të dal në vitin 2019 në muajin shkurt, transmeton Indeksonline.

“Kjo jam unë në këtë moment të jetës duke qenë në gjendje ta shprehë vetën si tekst-shkruese dhe këngëtare. Unë jam në një vend të mirë” vazhdoj Carey.

“Fansat e mi vetëm duan të më dëgjojnë duke e shprehur vetën dhe duke folur e kënduar me zemër”  tha Mariah.

“Disa nga këngët janë argëtuese, kurse disa janë të thella në përmbajtjen e teksteve” përfundoj këngëtarja. /Indeksonline/