14:31 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mariah Carey kishte tradhtuar miliarderin me kërcimtarin gjatë kohës sa ishte e fejuar me të

Mendohet se, Mariah Carey mund të ketë tradhtuar ish- të fejuarin James Packer me kërcimtarin Bryan Tanaka.

Sipas “Daily Mail”, është një video e regjistruar me telefon tregon këngëtaren në skena shumë intime me Tanaka-n, gjashtë muaj para se të ndahej nga pronari i kazinove në Las Vegas.

Sipas burimeve të afërta, Mariah u kishte kërkuar t’i shkrepnin foto seksi asaj dhe t’ia dërgonin Tanaka-s, i cili është sot i dashuri i saj.

Fotot thuhet të jenë shkrepur gjatë kohës kur ajo ishte në jaht me ish- të fejuarin James Packer.

Zëdhënësi i këngëtares u përgjigj për “DailyMail” duke u shprehur: “Ne nuk kemi dije për materialet në fjalë pra nuk mund ta konfirmojmë nga ku dhe kur kanë dalë.”

Mariah Carey është një ndër këngëtaret më të dashura dhe të suksesshme në mbarë botën, e cila është e vlerësuar botërisht për vokalin.

Përndryshe ajo kishte disa vite e fejuar së bashku me ish-partnerin e saj James Packer, ku lidhja e tyre bëri shumë bujë në të gjitha mediat rozë. /Indeksonline/