75 Mall Live Search
15:02 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mariah Carey po rikthehet me album të ri

Bëni gati, Mariah Carey po publikon një album të ri!

Këngëtarja 50-vjeçare përmes një statusi në Twitter të martën në mbrëmje ka njoftuar se ajo po publikon një album të ri të titulluar The Rarities, i cili do të lansohet në 2 tetor.

“Kjo është për ju, fansat e mi,” shkroi Mariah . “Është për të festuar së bashku dhe për t’ju falënderuar për gjithë këto vite me dashuri dhe mbështetje të pastër. Unë jam shumë mirënjohës për ju. Albumi RARITIES publikohet më 2 tetor. ”

Kënga e parë, që vjen në bashkëpunim me Lauryn Hill, do të dalë në treg këtë të premte, 21 gusht./Indeksonline/