Mariah Carey rikthen hitin e famshëm të Krishtlindjeve

Mariah Carey ka bërë një surprizë për Krishtlindje duke sjellë në skenë Ariana Grande dhe Jennifer Hudson për të performuar “Oh Santa!”.
Ajo mahniti audiencën e NY kur dolën në skenë për të kënduar këngën e Krishtlindjeve, transmeton Indeksonline.

Ndërsa Ariana dhe Jennifer u ngjitën në skenë, Mariah i përshëndeti me emocion, duke u thënë: “Nuk do ta besoni, por ja ku kemi JHud me Arin!”
Të tre këngëtaret dukeshin të mahnitshme me veshje elegante./Indeksonline/