75 Mall Live Search
09:56 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mariah Carey tregon për intervistën, që e vuri në siklet

Ka me dhjetëra arsye pse një grua do të preferonte të mos e diskutonte shtatzëninë, veçanërisht para miliona të panjohurve në televizion. Megjithatë, në vitin 2008, Mariah Carey, shtatzënë, por askush nuk e dinte, ishte e ftuar në “The Ellen DeGeneres Show” dhe në një farë mënyrë u detyrua që të fliste për shtatzënësinë. Për “New York Magazine”, Carey e kujton momentin si “jashtëzakonisht të pakëndshëm”.

Në intervistë, Elleni, adresoi zërat e shtatzënësë asokohe dhe i tha Mariah-s që të pinte shampanjë për të provuar nëse ishte ose jo shtatzënë. “Nuk mund ta besoj që ma bëre këtë, Ellen”, tha Carey. “Le të ngremë një dolli që nuk je shtatzënë,” u përgjigj DeGeneres. Përfundimisht, Carey tha se ishte “shumë herët” për të pirë. “Je shtatzënë”, reagoi DeGeneres, ndonëse Mariah e mohoi.

Intervista ishte e sikletshme për vetë faktin që Mariah kishte përjetuar abort më parë, prandaj edhe hezitonte të fliste publikisht për një shtatzënësi të re. Pas intervistës me Ellenin, ajo abortoi sërish. 12 vjet më vonë, Carey tha për “New York Magazine” se intervista ishte “jashtëzakonisht e pakëndshme”.

“Nuk isha e gatshme t’i tregoja askujt se kisha pasur një abort spontan”, tha ajo dhe më pas iu referua çështjes së punonjësve të Ellen. “Nuk është se dua ta shtyj dikë që tashmë është në buzë të greminës, por me të vërtetë nuk e shijova atë moment.”

Ngjarja e Mariah sjell sërish në vëmendje një temë delikate: Pse nuk duhet pyetur KURRË një grua nëse është shtatzënë.