75 Mall Live Search
18:55 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mariah Carey: “Unë kam qenë vetëm me pesë meshkuj gjatë gjithë jetës time”

Ikona e muzikës pop ka thënë se pavarësisht romancave të shumta të diskutuara në publik, asaj kurrë nuk i kanë bërë përshtypje ngase ajo ka treguar gjithnjë të vërtetën, transmeton Indeksonline.

“Nuk kam pasur shumë, e kam thënë vazhdimisht këtë”, tha Carey për Cosmopolitan.

“Unë kam qenë vetëm me pesë vetë në jetën time, kështu që unë jam disi e matur, e ndershme, krahasuar me shumicën e të tjerëve në industrinë muzikore”, shtoi ajo.

Këngëtarja me pesë çmime Grammy filloi lidhjen me bashkëshortin e saj të parë, Tommy Mottola, në vitin 1993, kur ajo ishte një njeri i panjohur në industri.

Një dekade më vonë, ajo u lidh për herë të dytë me Nick Cannon, 38 vjeç, me të cilin ndan binjakët 8-vjeçarë Maroken dhe Monroe.

Carey është aktualisht me balerinin dhe koreografin Bryan Tananka, 36 vjeç, me të cilin ajo e filloi lidhjen pas ndarjes se saj nga miliarderi i Australian James Packer. /Indeksonline/