Mariah Carey viziton Shtëpinë e Bardhë

Mariah Carey ka vizituar ‘Shtëpinë e Bardhë’ javën e kaluar për të kaluar pushimet.
Ajo ka publikuar fotografi në Instagram. Këngëtarja 54-vjeçare u takua me presidentin amerikan Joe Biden dhe nënpresidenten Kamala Harris, transmeton Indeksonline.
“Javën e kaluar pata kënaqësinë të takoj Presidentin Biden dhe Zëvendës Presidentin Harris në Shtëpinë e Bardhë për të nisur pushimet!”, ka shkruar Carey me disa foto të saj, Biden dhe Harris.
“Ndërsa ishim atje, ne mundëm të shihnim të gjitha dekorimet festive dhe të përhapnim pak gëzim!”, shkroi ajo./Indeksonline/