75 Mall Live Search
15:01 / E Martë, 20 Maj 2025 / AR

Marigona “çmend” me linjat trupore

Modelja e njohur kosovare, Marigona Krasniqi, dhe boksieri i njohur Robin Krasniqi, u bënë prindër për herë të dytë më 15 tetor të vitit të kaluar, kur mirëpritën në jetë djalin e tyre të dytë.

Çifti, i cili është mjaft i ndjekur dhe i dashur nga publiku, tashmë po shijon jetën familjare në mënyrën më të bukur.

Së fundmi, Marigona ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet duke kërcyer së bashku me dy djemtë e saj.

Postimi është pritur me shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët kanë vënë në dukje jo vetëm energjinë pozitive të familjes, por edhe pamjen e saj të mrekullueshme.

Pas lindjes, Marigona duket në top formë, me linja trupore të tonifikuara dhe një paraqitje që tregon përkushtimin dhe stilin e saj të veçantë.

Ajo vazhdon të jetë një frymëzim për shumë nëna të reja, duke dëshmuar se edhe pas shtatzënisë, mund të ruhet forma dhe vetëbesimi.