Marigona Geci: Fuqia e LDK-së është e pandalshme, jemi në rrugën e fitores!

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Marigona Geci në takimet me qytetarët e Dragashit dhe Bllacës së Suharekës, ka thënë se fuqia e LDK-së është e pandalshme.
Geci po ashtu ka thënë se me vizion të qartë dhe mbështetje nga qytetarët, janë në rrugën drejt fitores, për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës.
“Sot, nga Dragashi në Bllacë të Suharekës, po dëshmojmë se fuqia e LDK-së është e pandalshme. Me vizion të qartë dhe mbështetje nga qytetarët, ne jemi në rrugën e fitores për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës! LDK-në s’ka kush që e ndal”, ka thënë Geci.