10:28 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Marihuana. E mirë apo e keqe?

Sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit, njerëzit kanë përdorur marihuanë, ose kanabis, për të trajtuar sëmundjet e tyre për të paktën 3,000 vjet. Megjithatë, Administrata e Ushqimit dhe ilaçeve nuk e ka konsideruar marihuanën të sigurt ose efektive në trajtimin e ndonjë gjendje shëndetësore.

Marihuana po legalizohet gjithnjë e më shumë në SHBA, por a është e sigurt?

Ky tension, midis një besimi të përhapur se marihuana është një trajtim efektiv për një gamë të gjerë të sëmundjeve dhe mungesa e njohurive shkencore mbi efektet e saj, është shtuar në një farë mënyre në kohët e fundit nga një përpjekje drejt legalizimit.

Njëzet e shtatë shtete, plus Distrikti i Kolumbisë, e kanë bërë marihuanën të disponueshme për qëllime rekreative në disa shtete.

Një studim i kohëve të fundit i botuar në revistën ‘Addiction’ gjithashtu zbuloi se përdorimi i marihuanës po rritet ndjeshëm në të gjithë Shtetet e Bashkuara, edhe pse kjo rritje nuk mund të lidhet me legalizimin e marihuanës në shtetet pjesëmarrëse. Megjithatë, kjo rritje në përdorim po shkakton shqetësime të mëdha për shëndetin publik.

Cilat janë përfitimet mjekësore të marihuanës?

Disa nga përfitimet që vijnë nga përdorimi i marihuanës po i listojmë më poshtë:

Lehtësim i dhimbjeve kronike. Studimet zbuluan se marihuana, ose produktet që përmbajnë kanabinoide të cilat janë përbërësit aktivë në marihuanën ose komponimet e tjera që veprojnë në të njëjtët receptorë në tru si marihuana janë efektive në lehtësimin e dhimbjeve kronike.

Alkoolizmi dhe varësia ndaj drogës. Një përmbledhje gjithëpërfshirëse e provave, e botuar vitin e kaluar në Revistën e Psikologjisë Klinike, zbuloi se përdorimi i marihuanës mund të ndihmojë njerëzit të luftojnë varësinë ndaj alkoolit ose varësi opioide.

Depresioni, çrregullimi i stresit post-traumatik dhe ankthi social, kanceri dhe epilepsia janë disa nga çrregullimet tjera të cilat mund të trajtohen me anë të kompozimeve të ndryshme me bazë marihuanën./Indeksonline/