18:50 / E Enjte, 07 Qershor 2018

Marihuana nuk ul shanset për shtatzëni

Një studim i publikuar në janar nga revista Epidemiology and Community Health (JECH), hulumtuesit kanë parë të dhënat e 4.194 femrave të cilat jetojnë në Amerikë dhe Kanada, prej vitit 2013 deri 2017.

Këto femra ishin seksualisht aktive në lidhje dhe nuk kishin përdorur asnjë lloj substancash. Edhe 1.125 partnerë meshkuj ishin përfshirë në hulumtim.

Nga të gjithë vullnetarët, 12 për qind e femrave dhe 14 për qind e meshkujve kishin konsumuar marihuanë dy muaj pas fillimit të studimit.

Ata morën pjesë në dhjetë cikle të përcjelljes. Në këtë periudhë

Në këtë periudhë, përqindja e përdoruesve të marihuanës dhe përdoruesit që nuk kanë përdorur, mbetën të qëndrueshme.

Duke pasur parasysh se 15 për qind e çifteve kanë probleme me fertilitet, hulumtuesit kanë vendosur të dinë nëse ulja e pirjes së marihuanës mund të zvogëlohet.

“Duke marrë parasysh një numër gjithnjë e më të madh të shteteve amerikane që legalizojnë marihuanën për qëllime rekreative, ne kemi menduar se është koha për të hulumtuar lidhjet e përdorimit të marihuanës dhe të fertilitetit”, tha autorja kryesore e studimit, Lauren Wise nga Universiteti  Boston.

Është interesante se meshkujt që kanë pirë më shumë marihuanë se një javë kanë treguar rritje të fertilitetit prej 24 për qind në krahasim me ata që s’kanë pirë, ndërsa ata që kanë pirë me kalimin e kohës treguan shenja të uljes.

Derisa autorët pranojnë se ekzistojnë faktorë që mund të vlerësohen më mirë – anketimi online shpesh kritikohet, por këto çifte nuk kanë tentuar qëllimisht ta parandalojnë shtatzëninë – ata janë të bindur se ky është studimi i parë mbi përdorimin e marihuanës dhe dobësisë që mund të hapë rrugë të reja për hulumtime.

Mos i humb