75 Mall Live Search
09:37 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / k.v

Marihuanë në burgun e Dubravës/ Dy të burgosur nën hetim për posedim të substancave narkotike

Nga Qendra Korrektuese e Dubravës është raportuar një rast i posedimit të substancave narkotike brenda mjediseve të burgut, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 2 maj 2025, rreth orës 21:45, gjatë një kontrolli rutinë në një prej dhomave të burgut ku qëndronin dy të burgosur, janë gjetur dhe sekuestruar 3 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotik i llojit marihuanë.

Pas konsultimit me prokurorin e rastit, është vendosur që procedura të vazhdojë në mënyrë të rregullt, ndërkohë që hetimet lidhur me mënyrën e futjes së substancës brenda burgut janë duke vazhduar.

Policia ka theksuar se rasti është regjistruar si “Posedim i substancave narkotike” dhe pritet të zhvillohen procedurat e mëtejshme ligjore./IndeksOnline/