Marina e Luana Vjollca ndezin rrjetin para ndeshjes Shqipëri–Angli
Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka ndezur rrjetin sot me një foto të re, ku shfaqet dorë për dore me motrën Luanen, të veshura në ngjyrat kuqezi.
Postimi i saj erdhi vetëm pak minuta para supersfidës Shqipëri–Angli, që do të zhvillohet sonte në stadiumin “Air Albania”, shkruan Indeksonline.
Marina, e cila shpesh mbështet Kombëtaren në ndeshjet e mëdha, këtë herë ka zgjedhur një imazh simbolik, duke e shoqëruar me emojin e flamurit, duke dhënë kështu një mesazh motivues për skuadrën kuqezi.
Të gjithë sytë sonte janë tek përballja historike mes Shqipërisë dhe Anglisë, ndërsa postimi i Marinës është kthyer tashmë në një prej fotove më të komentuara në rrjetet sociale./Indeksonline/

