75 Mall Live Search
16:22 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Marina e Skenderajt po bëhet me Park të Biznesit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi të bërë në Facebook ka treguar se sot Qeveria e Kosovës në detyrë ka miratuar vendimin për realizimin e projektit të ndërtimit të Parkut të Biznesit në Marinë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Edhe një lajm i mirë për të gjithë qytetarët tanë, sot Qeveria e Kosovës në detyrë, pas vendimit preliminar të miratuar kohë më parë, sot ka miratuar vendimin përfundimtar për realizimin e projektit të ndërtimit të Parkut të Biznesit në Marinë.

Tashmë na mbetet që nga viti ardhshëm të fillojmë me infrastrukturë përcjellëse të këtij projekti, i cili do të jetë një vend mjaft i përshtatshëm për Investitorët që të hapin fabrika dhe të zhvillojnë bizneset e tyre, që do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës.

Faleminderit Qeverisë që miratoi këtë vendim!

Urime qytetarë! E gëzofshim të gjithë!