75 Mall Live Search
16:57 / E Diele, 15 Shkurt 2026 / F.R

Marina franceze sekuestron 2.4 ton kokainë në Paqësor

Marina Franceze ka sekuestruar 2.4 ton kokainë në bordin e anijeve në Polinezi. Sekuestrimi i kokainës është bërë gjatë një operacioni të koordinuar me Shtetet e Bashkuara.

Sekuestrimi i rreth 100 pakove me kokainë, i kryer në det u realizua me mbështetjen e një avioni ushtarak.

Droga kishte si destinacion Zelandën e Re dhe kryesisht Australinë.

Tre sekuestrime të mëdha prej dy deri në pesë tonësh u kryen në anije, si dhe 473 kilogramë në një kontejner.