Marina Vjollca sëmurë, ja kush po i qëndron pranë

Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment jo të lehtë së saj.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet e shtrirë në shtrat, ndërsa pranë saj është vajza e saj e vogël, Marget, duke i ofruar dashuri.

Ky postim ka prekur zemrat e shumë ndjekësve, të cilët kanë shpërndarë komente mbështetjeje dhe i kanë uruar shërim të shpejtë.
Marina dhe bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi, u bënë prindër për herë të parë në nëntor të vitit 2021, kur mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Marget.
Edhe në momente të vështira, Marina nuk ngurron të ndajë dashurinë dhe lidhjen e fortë që ka me të bijën, duke treguar edhe një herë rëndësinë e familjes dhe kujdesit që fëmijët ofrojnë për prindërit e tyre.