75 Mall Live Search
14:42 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Marinsat amerikanë u dhurojnë lodra fëmijëve tëe SOS fshatrave, në Kosovë

Kosova gjithmonë do të ketë një lidhje të veçantë me Amerikën.

Pa dyshim se miqësia më e mirë është pikërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa sot marinsat amerikanë u kanë dhuruar lodra të shumta fëmijëve të SOS fshatrave të fëmijëve në Kosovë, transmeton Indeksonline.

“Njësia e rojave të sigurisë detare për Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë mblodhi  lodra bashkë me anëtarët e ambasadës dhe të dielën e kaluar ata ua dorëzuan ato fëmijëve të SOS-fshatrave dhe duket sikur të gjithë e shijuan atë ditë”, thuhet ndër të tjerash në një njoftim të ambasadës.

Lodrat për “Tots” është një program i cili kishte filluar nga rezervat detare në SHBA dhe është përhapur në gjithë botën./Indeksonline/