Marinsi amerikan për FSK-në: Ushtarët i përkasin një klase botërore
Shumë ushtarë nga radhët e FSK-së dhe nga Policia e Kosovës qysh nga momentet e para të ditës së djeshme ishin nisur drejt Shqipërisë, për t’u dalë në ndihme të gjithë atyre që kishin mbetur nën rrënoja, nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë, reagimi i tyre profesional është përshëndetur nga një njeri i veçantë, ai është marinsi amerikan, Jeffrey Fischer.
Njësitë përkatëse të FSK-së, gjatë ditës së djeshme ishin nisur drejt Shqipërisë, për t’u dalë në ndihmë atyre që kishin mbetur nën rrënoja, asistimi nga FSK-ja dhe Policia e Kosovës, ishte e nevojshme dhe nuk mungoi, ata u treguan profesionistë dhe në gatishmëri të lartë.
Për këtë reagim të FSK-së ka shkruar marinsi amerikan Jeffrey Fischer, i cili ka shkruar se fjalë të mëdha për ushtarët kosovarë që po asistojnë në Shqipëri, ai ka thënë ndihet krenar me FSK-në.
“Për vite me radhë, unë pashë Forcën e Kosovës së Sigurisë (FSK) të ndërtonte “Forca e reagimit të shpejtë” dhe të stërvitjen në një strukturë të klasës botërore për reagimin ndaj fatkeqësive. Sot, anëtarët e FSK-së tashmë janë vendosur në Durrës për të ndihmuar, Shqipërinë. Shumë krenar për FSK-në”, ka shkruar ai.
Jeffrey Fischer, kishte shërbyer si atashe i Lartë i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.
