75 Mall Live Search
13:23 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Mario Balotelli mbërrin për të kryer testet mjekësore te klubi i ri

Mario Balotelli është i gatshëm të fillojë një aventurë të re.

Sulmuesi italian sot do të kryejë testet mjekësore me ekipin e Olympique Marseille.

Gianluca di Marzio ka njoftuar se Balotelli sot pritet ta kompletojë transferimin e tij te Marseille.

Trajneri Rudi Garcia e kishte kërkuar Balotellin edhe në verën e vitit të kaluar kur ai në fund vendosi të qëndronte në Nice.

Tashmë do të plotësohet kërkesa e teknikut për ta patur në ekip bomberin italian.