Mario Gotze largohet sërish nga Borussia Dortmund

Për herë të dytë në karrierën e tij, Mario Gotze vendos të largohet nga klubi i Borussia Dortmund.
Gotze ishte një idhull i tifozerisë së Borussias deri në vitin 2013, kur vendosi të transferohej tek Bayern Munich.
Tifozët e Dortmundit nuk e falën për këtë veprim dhe kur ai u kthye tek verdhezinjtë në vitin 2016, ata e pritën me ofendime.
Por kur situate dukej se ishte qetësuar pak, Mario vendos të largohet sërish nga klubi që e “rikthehu në jetë”, pas një dështimi tek skaudra e Bayern Munich.
” E kam menduar për një kohë të gjatë dhe kam vendosur që të ndryshoj klub. Kam angazhuar menaxherin, Reza Fazeli dhe do të shohim çfarë do të na sjell e ardhmja, u shpreh Gotze.