75 Mall Live Search
16:31 / E Diele, 29 Qershor 2025 / G T

Mario Mitaj drejt rikthimit në Evropë, shumë oferta nga klube të njohura

Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, është pranë një rikthimi të mundshëm në futbollin evropian, pas një periudhe të suksesshme me Al Ittihad në ligën arabe.

Mitaj ka fituar dy trofe me klubin nga Arabia Saudite, por burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se për të ka shumë oferta nga klube të njohura evropiane, që kërkojnë të përfitojnë nga forma dhe përvoja e tij ndërkombëtare.

Për momentin, asgjë nuk është zyrtarizuar, por largimi nga Al Ittihad duket i pashmangshëm, me lojtarin që shihet si një përforcim i vlefshëm për skuadrat që garojnë në kampionate elitare të Evropës.

Nëse transferimi realizohet, Mitaj do të rikthehej në kontinentin ku nisi karrierën dhe do të kishte mundësinë të rikonfirmohet si një nga mbrojtësit më premtues të kombëtares shqiptare./Indeksonline/