Mario Mitaj mbrëmë dhuroi “show” me Al Ittihadin në Champions League, ishte më i miri në fushë
Një tjetër performancë e jashtëzakonshme e Mario Mitaj me fanellën e Al Ittihadit. Mbrojtësi shqiptar ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 3:0 ndaj Al-Sharjah në AFC Champions League.
Mitaj luajti gjithë ndeshjen dhe ishte më i miri në fushë edhe sipas sajtit “Sofascore” që e vlerëson futbollistin me notën 7.8, shkruan Indeksonline
Ai kishte 102 prekje të topit, 3 driblime të suksesshme, 10 duele të fituara dhe 70 pasime të sakta.
Golat në këtë takim i shënuan: Roger Fernandes, Karim Benzema dhe Steven Bergwijn./Indeksonline/
WHAT A PERFORMANCE TODAY BY MARIO MITAJ 🇦🇱pic.twitter.com/s974Yp6k6H
— ITTIHAD XTRA (@ITTIHAD_XTRA) November 4, 2025

