75 Mall Live Search
08:16 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / G T

Mario Mitaj “përpak” sa nuk u bë bashkëlojtar i Cristiano Ronaldo-s, Al Ittihadi refuzoi ofertën

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj ishte afër të ndërronte skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Siç raportohet nga disa gazetarë në Arabinë Saudite, Mitaj ishte shumë pranë marrëveshjes me Al Nassr, shkruan Indeksonline

Por, oferta e klubit të Al Nassr u refuzua menjëherë nga Al Ittihadi për një huazim të mundshëm të Mitajt.

Mario mund të luante me Cristiano Ronaldon, por klubi i tij ia ndaloi një gjë të tillë.

Kujtojmë që Mitaj nëse largohet nga Al Ittihadi mund ta shohim te ndonjë skuadër nga Europa në të ardhmen e afërt./Indeksonline/