Mariupol, mbi 1200 civilë të vrarë nëpër rrugë

Qyteti port i Mariupolit tash e disa ditë është duke u përballur me luftime të ashpra.
Sipas nënkryetarit të këtij qyteti, Serhiy Orlov, numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë nuk dihet sigurt, teksa vetëm nëpër rrugët e qytetit janë mbledhur mbi 1207 trupa.
“Keta janë trupa që janë mbledhur vetëm në rrugë. Nuk janë identifikuar të gjithë [viktimat]” ka thënë ai për BBC.
Ai gjithashtu bëri me dije se 47 persona janë varrosur në një varrezë masive, pasi nuk ka qenë e mundur të dërgohen trupat në varrezat jashtë qytetit.
Mariupoli është gjetur në një situatë të vështirë sidomos gjatë kohës kur përcaktohej armëpushimi i përkohshëm.
Kjo pasi për disa ditë më radhë, pas fillimit të armëpushimit, forcat ruse kanë shtënë dhe granatuar në drejtim të civilëve të cilët po evakuoheshin nga qyteti.