75 Mall Live Search
10:46 / E Martë, 04 Tetor 2022 / AR

Mariza Ikonomi shtatzënë? Fotot e fundit ngrenë dyshimet

Mariza Ikonomi është nga ato artiste që i ka rezistuar viteve dhe kohës. Është shfaqur në skenë në moshë fare të vogël dhe vazhdon ende të mbetet “partizane” e kompeticioneve të ndryshme artistike. Ajo do të marrë pjesë së fundmi në Kënga Magjike, por nuk është ky lajmi që donim të ndanim me ju.

Mbrëmë ajo ka qenë e ftuar në një festë ditëlindjeje dhe ajo që vumë re duket barku i saj i rrumbullakosur. Mos ndoshta Mariza është në pritje të ëmbël?!

Këngëtarja ka pranuar që është në një lidhje dashurie dhe ndoshta raporti i saj ka kaluar në një tjetër fazë. Ose ose Mariza ka shtuar disa kilogramë më shumë siç na ka ndodhur të gjithëve pas periudhës së verë.