Mark Carney fiton bindshëm për t’i udhëhequr liberalët në Kanadë

Liberalët Federalë në Kanada, zgjodhën ish-shefin e Bankës Qëndrore, Mark Carney, për ta udhëhequr partinë e tyre në zgjedhjet e ardhshme.
Në një votim të kësaj partie, ai mundi ish-ministren e financave, Chrystia Freeland, deputeten liberale, Karina Gould dhe ish-deputetin liberal Frank Baylis, duke marrë kështu 85.9 për qind të votave, njofton APTnews, transmeton Klankosova.tv
Kjo i jep fund një gare jashtëzakonisht të shkurtër, dy-mujore të udhëheqjes, e thirrur për të zëvendësuar liderin në largim, Justin Trudeau.
Ky i fundit që më 6 janar të këtij viti, njoftoi se do të tërhiqej, për shkak të presionit të brendshëm intensiv, pasi fajsohej si shkaktar i rënies së liberalëve në votime.
Por partia që atëherë ka gëzuar një rikthim të madh, përpara zgjedhjeve federale që do të vijnë së shpejti, shkruan APTnews, përcjellë Klankosova.tv
Hyrja e Carney në arenën politike dhe kërcënimet e përshkallëzuara të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj ekonomisë në Kanada, kanë rigjallëruar një parti që ishte thuajse e fundosur vetëm disa muaj më parë.
