75 Mall Live Search
09:06 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mark Marku shpërthen kundër deputetit: Mos ha m*t! Ta hodha shishen kokës!

Pedagogu Mark Marku u irritua këtë të martë në emisionin Opinion, ku po diskutohej për Ligjin për median online. Ai tha se kryeministri Edi Rama do të kapë këtë pjesë të medias për të vendosur censurë dhe të gjitha mediat të bëhet ERTV.

Gjatë fjalës së tij ndërhyri edhe deputeti socialist Musa Ulqini, që i tha se nuk po fliste mirë dhe nuk do donte që në diplomën e djalit të tij të ishte firma e pedagogut Mark Marku.

Debati në Opinion

Mark Marku: Musa të dëgjova 20 minuta…më duket sikur po dëgjon Radio Tiranën para nja 50 vjetëve…emisioni i lajmeve…partia po bën këtë po bën atë…

Musa Ulqini: Ke ardhur në komision dhe ke përdorur terma dhe unë të kam thënë një gjë …

Mark Marku: Se nuk kam ndërmend të kem frikë nga ju

Musa Ulqini: Respekto…je profesor ….nuk po e shpreh vullnetin e atyre që më kanë votuar

Mark Marku: S’jam profesor

Musa Ulqini: Unë jam njeri i votuar Marku …Ty nuk e di kush të ka votuar dhe flas në emër të atyre që më kanë votuar. Në emër të atyre qytetarëve që i nxorët ju  në mes të natës …ti me shokët e tu i nxore në mes të natës. Në emër të atyre flas… Di vetëm një gjë Marku ta garantoj që unë fëmijën tim nuk do desha kurrë që të kishte në diplomën e tij  firmën tënde, sepse nuk flitet siç flet ti nuk fyen siç fyen ti.

Mark Marku: Ti do shkollën e marksizëm-leninizëmit… Do ta çosh të shkolla e partisë

Musa Ulqini: fëmijët e mi janë të shkëlqyer

***

Mark Marku: O Musa të lutem mos më ndërhy!

Musa Ulqini: Si mund të pohosh gjëra të tilla ti, nuk arrij ta kuptoj.

Mark Marku: Po më lër more të flas tani…O Blend të lutem më lë të flas …po si do mbaroj po s’më latë të flas si do mbaroj.

Blendi Fevziu: Mark thuaja atë që ke për të thënë.

Mark Marku: Më lini pra të flas.

Blendi Fevziu: Dakord po thuaje.

Mark Marku: Po si të them kur më ndërhyn ai mua.

Blendi Fevziu: Sepse ti merresh me politikë merru me atë që ke për të thënë.

Mark Marku: Me këtë po merrem po s’të lë ai …a ka mundësi të më lini të flas apo ta lëmë këtë gjë.

Blendi Fevziu: Këtë po të them fol.

Mark Marku: Tani më lini të flas.

Blendi Fevziu: Këtë po të them fol.

Mark Marku: Dhe mos më ndërprisni më se do ju shaj po më ndërhytë.

Musa Ulqini: Na ke sha boll.

Mark Marku: Dhe do të masakroj…do të hedh këtë shishen në kokë…boll. Boll se do ta mbyll gojën me forcë …Do ta mbyll gojën me forcë po them.

Elira Kokona: Kjo është vepër penale.

Makr Marku: Mos ha mut më po të them… Kaq po ju them mos hani mut më mos ndërhyni kaq po them.