13:51 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mark Zuckerberg po i humbë 50 milionë dollarë në ditë!

Facebook pak ditë më parë vendosi ndryshimin e disa rregullave duke kufizuar shumë postime si dhe qasjen e mediave në këtë rrjet. Kjo duket se po i kushton pronarit të kompanisë, Mark Zuckerberg.

Që nga marrja e këtij vendimi, Facebook ka humbur nga fitimet 50 milionë dollarë në ditë. Kufizimi i vidoeve virale thuhet të jetë arsyeja më e madhe që ka shtyer që të bien përfitimet ditore të Facebook.

Megjithatë, Zuckerberg nuk është i shqetësuar aspak pasi që këtë e kishte paraparë edhe me politikën e kompanisë së tij. Facebook ka ka fitime mesatare prej 2.3 miliardë në muaj ndërsa regjistron 1.4 miliardë përdorues aktivë./Indeksonline/