Mark Zuckerberg po pasurohet çdo ditë e më shumë, ja çfarë shifre ka arritur pasuria e tij
Themeluesi i Facebook, ka fituar hiç më pak se 27,3 miliardë dollarë vetëm në vitin 2019.
Ai është personi i pestë më i pasur në botë, shkruan Indeksonline.
Vlera totale e pasurisë së tij është 79,4 milardë dollarësh.
Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, në krye të pasurisë janë edhe Bill Gates, Bernard Arnault dhe Warren Buffet.
Bezos është në vendin e parë me pasurinë e tij të jashtëzakonshme prej 116 miliardë dollarësh, i ndjekur nga afër Bill Gates, ku pasuria e tij neto është 113 miliardë dollarë.
Tetë nga 10 miliarderët janë nga SH.B.A., me dy të tjerët spanjoll dhe francez. Në dhjetëshen është edhe një grua, Julia Flesher Koch, nga Koch Industries, e cila u rendit në vendin e 10-të.
Në muajt e fundit, Zuckerberg ka qenë i akuzuar për reklamat politike në Facebook dhe vendimin e tij për të mos i hequr ato nëse reklamat përmbajnë informacion të rremë – krahasuar me pronarin e Twitter Jack Dorsey, i cili ndaloi reklamat politike.
Por, megjithë vendimin e guximshëm të Zuckerberg për të vazhduar lejimin e tyre, pavarësisht nëse ato janë të pasakta apo jo – padyshim që nuk ka ndikuar në të ardhurat e tij./Indeksonline/
