Marka e famshme e veshjeve “Elisabetta Franch” në duart e një kosovareje në Belgjikë

“Elisabetta Franch” është njëra nga markat më të famshme dhe më luksoze në botë. Marka italiane e veshjes së femrave tani është në duart e një kosovareje në Belgjikë.
Kaltrina Balaj është istogasja që po korr suksese me markën e famshme në kryeqendrën evropiane, në Bruksel.

Madje, Kaltrina së shpejti ka paralajmëruar që markën e famshme do ta hap edhe në Luksemburg.
Në një intervistë për mediat belge, Balaj ka treguar se si u dashurua në rrobat e “Elisabetta Franch”.

“Unë u dashurova me markën 8 vjet më parë. Po kërkoja një fustan për një event dhe hasa në një fustan në një dyqan veshjesh luksoze dhe perfeksioni i këtij fustani më kishte magjepsur menjëherë. Prerja ishte perfekte dhe cilësia e materialit ishte e mahnitshme. I thashë burrit tim, çmenduri që nuk ka dyqan në Bruksel. Më pas dërgova një email në adresën e dyqanit zyrtar dhe u interesova për hapjen e një dyqani në Bruksel. 2 muaj më vonë, unë kisha vendndodhjen, porosinë dhe projektin në proces… për ta hapur në janar 2021 dyqanin e parë. Kam pasur rastin të takoj Elisabetta Franchi, gjatë një eventi në Shqipëri, në vendin tim të origjinës, dhe ishte një nder për mua” ka thënë Balaj.

Kaltrina me suksesin e saj është bërë storje suksesi dhe inspirim për shumë femra në Belgjikë. Këtu mund ta lexoni intervistën e plotë të kosovares në mediat belge./Indeksonline/