75 Mall Live Search
18:12 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Marka e njohur franceze ‘‘Yves Saint Laurent’ bën kampanjë në gjuhën shqipe

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa së fundi është bërë imazhi i kompanisë së njohur franceze të parfumeve ‘Yves Saint Laurent’.

E veçanta e kësaj është se këtë herë në kampanjën e saj kompania franceze ka përfshirë edhe gjuhën shqipe e kjo e gjitha fal yllit kosovar, shkruan Indeksonline.

Parfumi i ri mban emrin “LIBRE”, edhe është një parfum që i identifikon gratë të cilat e duan lirinë.

Në mesin e gjuhëve të përzgjedhura thuhet edhe “Unë jam e lirë” në shqip që mund ta shihet në videon promovuese të kampanjës.

Ndryshe, këtë vikend Dua pritet të vijën në Kosovë për të marr pjesë në festivalin ‘Sunny Hill’./Indeksonline/