20:26 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Marko Gjuriç i reagon kryeministrit Haradinaj për kërkesat ndaj shteteve të Quintit

I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka reaguar në lidhje me kërkesat e Ramush Haradinajt që ia parashtroi shteteve të Quint-it .

Sipas Gjuriç, Kosova me Serbinë nuk mund të flasë me gjuhen e presionit dhe shantazhit, transmeton Indeksonline.

Tutje, ai theksoi se Haradinaj nuk është realist sa i përket marrëveshjes me Serbinë dhe taksës 100 përqind.

“Taksa duhet të hiqet dhe të kthehemi në dialog ku secila palë jep pak por edhe të fitojë” u shprehë Gjuriç për Tv Pink.

Po ashtu Gjuriç ritheksoi se askush të mos pres që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës ./Indeksonline/