75 Mall Live Search
23:40 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Marko Gjuriq nesër në Kosovë

Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq do të qëndrojë nesër në Kosovë, ku ka për të vizituar disa nga manastiret që gjenden brenda territorit.

Ardhjen e tij për Indeksonline e ka konfirmuar këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

Zyberaj ka deklaruar se Gjuriq ishte i rregullt në parashtrimin e kërkesës së tij dhe me këtë rast është bërë edhe aprovimi.

“Po, ka qenë shumë i rregullt dhe shumë i disiplinuar në parashtrimin e kërkesës dhe i është aprovuar”, tha ai.

Njëherësh duhet përkujtuar që autoritetet serbe kanë ndaluar kosovarin Nezir Mehmetaj që nga e premtja, ku sot edhe i shqiptuan 30 ditë paraburgim.

Me këtë rast Zyberaj tha se dhënia e lejes për vizitë në Kosovë ndaj Gjuriqit është tregues i qartë se Kosova i respekton të gjitha obligimet ndërkombëtarë që ka marr për lëvizjen e lirë të njerëzve.

“Në anën tjetër Serbia, vazhdon me mentalitet kriminal të trajtojë Kosovën duke ndaluar pa arsye qytetarët tanë. BE nuk duhet të tolerojë një gjë tët illë, ngase situata mund edhe të eskalojë. Serbia duhet menjëherë ta lirojë qytetarin tonë, Mehmetaj dhe të ndalojë persekutimin dhe sjelljen kriminale ndaj shtetasve të Kosovës”, përfundoi ai.