16:16 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Marko Gjuriq reagon pas ceremonisë së 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës

Marko Gjuriq, Drejtori i zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, ka reaguar pas ceremonisë së 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës duke thënë se edhe 20 vjet pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s, ende nuk janë dënuar shkaktarët e krimeve ndaj serbëve.

“Në përvjetorin e terrorit, krimit dhe persekutimit të serbëve në Prishtinë festojnë pasi kanë dëbuar 56 për qind të banorëve jo shqiptarë dhe pasi kanë spastruar më tepër se 300 fshatra serbe”, deklaroi Gjuriq për mediat serbe.

“Ata janë të ulur në pozitat më të rëndësishme në institucionet e Prishtinës dhe marrin mbështetje duke ua rrahur supet përfaqësuesit e shteteve që para 20 vitesh zhvilluan agresion ndaj vendit tonë”, shtoi ai.

Gjuriq gjithashtu ceremoninë e zhvilluar në Prishtinë e quajti “të shëmtuar” ku morën pjesë Madeleine Albright, Wesley Clark dhe Bill Clinton.