Marko Jovanovski shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall si çdo javë kanë vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 25-të në Albi Mall Superligë i ka takuar portierit të FC Ferizaj, Marko Jovanovski.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Lulzim Berisha Mensur Simnica dhe Muhamet Sylejmani.