12:11 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Markoviq: Solana t`ia shpegojë spanjollëve dallimin në mes të Kosovës dhe Katalonisë

Presidenti i Serbisë së Bashkuar, Dragan Markoviq ka thënë se vetëm Havier Solana që ishte në krye të NATO-s mund t`i shpjegojë spanjollëve sepse në vitin 1999 e kanë bombarduar Serbinë dhe cili është dalllimi në mes të Kosovës dhe Katalonisë.

“Spanja është vend mik i yni. Serbia e bashkuar mbështet një Spanjë të bashkuar por mbi të gjitha një Serbi unike me dy krahina autonome, Vojvodinë dhe Kosovë e Metohi. Ne u kujtojmë miqve tanë spanjollë dhe gjithë publikut botëror se vetëm spanjolli Havier Solana që ishte shef i Paktit të NATO-s, kur kjo aleancë ushtarake në vitin 1999 në mënyrë të paligjshme, pa vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, bombardoi Serbinë, vrau njerëzit, shkatërroi vendin, hodhi kasetë bomba dhe përfundimisht rrëmbyen Serbinë në Kosovë dhe Metohi”

” Serbia i bën thirrje Havier Solanës t’i shpjegojë popullit të tij se çfarë ka bërë atëherë dhe më pas të krahasojë Kataloninë dhe Kosovën dhe Kushtetutën e Spanjës me atë të Serbisë – tha ai për televizionin Palma.