Marku i kërkon duel boksierit të njohur britanez, shqiptarëve iu drejtohet në gjuhën më të bukur në botë

Florian Marku ka fituar ndaj anglezit, Muma Mëeemba në një mbrëmje boksi në Britaninë e Madhe.
Boksieri shqiptar e ka mposhtur me nokaut kundërshtarin e tij, duke e rrëzuar përtokë tri herë për 1 minut e 45 sekonda.
Pas ndeshjes ai ka thënë se dorezat e tij janë si dinamit në momentin që futet në ring.
“Kjo është jeta ime. Ky nuk është hobi, kjo për mua është mbijetesë. E jap tërë jetën për këtë. Nuk kam asgjë personale me kundërshtarin. Në momentin që i ve këto doreza është si të montoj dinamitin. Prisja që kundërshtari të binte në tokë në momentin që ta godas mirë“, ka thënë Marku pas ndeshjes.
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen ju kamë thënë se unë kur futem brenda në ring jap shpirtin, se kjo është ajo që e dua më së shumti, faleminderit për përkrahjen“, është drejtuar në shqip Marku gjatë intervistës.
Boksieri shqiptar nuk ka nguruar të kërkoj duel njërit nga boksierëve më të mirë britanez të kësaj kategorie, Conor Benn. /IndeksOnline/