75 Mall Live Search
00:30 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / C E

Marku: Mi sjellni të gjithë këtu, tani dua të boksoj në Shqipëri

Florian Marku ka arritur ta mbroj titullin në pesha të lehta.

“Mbreti Shqiptar” ka fituar ndaj Jorick Luisetton pas vendimit të gjyqtarëve, shkruan Indeksonline.

Marku ka falendëruar pjesëmarrësit dhe ka shprehur deshirën e tij për të boksuar në Tiranë.

“Faleminderit të gjithëve që ishit këtu. Ishte një luftë e vështirë, por ai nuk është në nivel timin. Tentova ta nokautoja, por nuk munda. Ishte paksa e vështirë. Të gjithë boksierët britanez, apo nga e gjithë bota, ejani mi sjellni këtu. Jam i gatshëm të përballem me të gjithë”, ka thënë Marku.

“Dua të luftoj në Tiranë, në stadium atje. Këtë e dua më së shumti. Shpresoj që gruaja ime ende s’ka lindur, sepse ajo është në ditet e saj të lindjes. JU DUA!”, tha ndër të tjerash boksieri shqiptar. /IndeksOnline/