Marku paralajmëron meçin e ardhshëm, ka një mesazh interesant për gjyqtarët

Vetëm pak ditë pas barazimit me Jamie Stewart, boksieri shqiptar Florian Marku ka caktuar meçin e ardhshëm.
Më 30 janar ai do të përballet me boksierin anglez Rylan Charlton.
Lajmin e ka bërë publik Marku në profilin e tij në Facebook. “Ky tha se do të fshijë dyshemenë më Florian Markun. Më 30 janar nuk do ta lë në dorë të gjyqtarëve. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen” shkroi Marku.
“Mezi pres t’u tregoj të gjithëve kush jam dhe u premtoj fansave një luftë të jashtëzakonshme. Do t’i thyej kokën. Unë nuk dua të flas për kundërshtarët, por ai ka thënë shumë gjëra të këqija për mua, ndaj mezi pret të shoh a do ketë guxim të m’i thotë në sy. Këtë herë nuk do ta lë vendimin në dorën e jurisë”, tha Marku në një prononcim për Sky Sport.
/Indeksonline/
