16:00 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / Blerim

Marku paralajmëron një luftë të madhe gjatë verës

Florian Marku përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar një super meç gjatë verës.

Boksieri shqiptar arriti fitore të madhe gjatë natës së shtune – duke e mposhtur britanikun, Rylan Charlton, shkruan IndeksOnline.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Marku ka paralajmëruar një super luftë gjatë verës.

“Lufa ime e radhës gjatë verës do të jetë një event i madh dhe ju të gjithë jeni të ftuar”, ka shkruar Marku në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Marku arriti fitore pas 8 raundeve dhe bëri kundërshtarin ta hedhte peshqirin në ring./IndeksOnline/