75 Mall Live Search
22:22 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Marku pas fitores: Vazhdojmë me kokën lartë, i falenderoj të gjithë shqiptarët

Florian Marku e ka shënuar edhe fitoren e katërt në po aq meçe në boksin profesionist. Në meçin që u zhvillua sot në Londër, Marku ka fituar me nokaut ndaj boksierit anglez Tommy Broadbent dhe në këtë mënyrë e ka mbajtur premtimin e dhënë.

Pas matjeve që i kanë bërë dje, Floriani tha: “Ky djalë ka folur shumë, por nesër do t’ia mbyll gojën”.

Ashtu edhe doli, Marku ishte i jashtëzakonshëm nga fillimi duke e nokautuar anglezin në raundin e katërt.

Pas ndeshjes Marku është shprehur mjaft i lumtur duke i falenderuar të gjithë shqiptarët që ishin të pranishëm në sallë. Ndërsa poashtu ka ironizuar me kundërshtarin duke thënë se “më shumë ka vrapuar se sa ka boksuar”.

“Fitova ne raund te 4 me nokaout. Kundeshtari me shum ka vrapu se sa ka boxu. Ne vazhdojm para me koken lart i falenderoj te gith Shqiptaret qe ishin te pranishem te ndeshja. SHIHEMI PRAP ME 20 SHTATOR” ka thënë Marku. /IndeksOnline/