75 Mall Live Search
09:43 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / L A

Marmoush optimist për shanset e Egjiptit: Do të fitojmë Kupën e Afrikës dhe më pas Botërorin

Na ndajnë edhe pak ditë nga nisja e Kupës së Afrikës për Kombe.

Këtë herë do të mbahet në Marok, e cila do të jetë e dyta që ky shtet do jetë nikoqir.

Omar Marmoush, një nga yjet e Egjiptit është shprehur optimist për shanset e kombëtares së tij.

“Do të fitojmë Kupën e Afrikës dhe më pas Botërorin”, deklaroi egjiptiani.

Egjipti, e nis rrugëtimin në këtë garë me ndeshjen ndaj Zimbabwesë, më 22 dhjetor./IndeksOnline/