75 Mall Live Search
15:56 / E Diele, 27 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Maroco mposht Belgjikën dhe i ”falen” Zotit

Maroco ka bërë befasinë e radhës në Kupën e Botës.

Në ndeshjen e dytë të Grupit F, marokienet mposhtën Belgjikën me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Abdelhamid Sabiri shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 73-të, për rezultatin 1-0.

Në fund të ndeshjes, Maroco siguroi fitoren me golin e Zakaria Aboukhlal në 90+2.

Me këtë fitore, Maroco ka marrë kryesimin e Grupit F me 4 pikë, një më shumë se Belgjika.

Kroacia ka 1 pikë kurse Canada me zero pikë, që do të luajn mes vete pas pak./IndeksOnline/