75 Mall Live Search
09:06 / E Enjte, 19 Dhjetor 2024 / FR

Marok/ Policia sekuestron rreth katër tonë kanabis

Policia marokene ka sekuestruar afro katër tonë kanabis, njoftuan autoritetet e mbretërisë afrikane.

Droga me një peshë totale prej 3 tonë dhe 960 kilogramë, u gjet gjatë një operacioni policor në një fermë pranë qytetit të Beni Melal.

Një 35-vjeçar u arrestua, ndërsa u sekuestruan edhe dy kamionë. Prokuroria ka urdhëruar hetim për identifikimin e anëtarëve të rrjetit të trafikut të drogës.

Maroku është ndër prodhuesit kryesorë të kanabisit në botë, sipas të dhënave nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC).