Marokieni, alegjeriani dhe palestinezi rrahen midis Prishtinës, bëhen për spital!

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një përleshje në Prishtinë midis tre personave.
Një marokien, algjerian dhe palestinez kanë pësuar lëndime trupore ku edhe u është ofruar ndihma mjekësore, transmeton IndeksOnline.
Prishtinë 28.01.2021 – 19:27. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas marokien, algjerian, palestinez, pasi ata kanë marrë pjesë në një përleshje fizike ndërmjet vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma mjekësore. Me urdhër të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/