09:52 / E Diele, 26 Mars 2023 / Gj. Sh

Maroko vazhdon me formë të mirë edhe pas Botërorit, mposht Brazilin

Pas suksesit që kishte në Kupën e Botës, Kombëtarja e Marokos, ka vazhduar me formë të mirë.

Skuadra afrikane mbrëmë ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Brazilin, ku shënuar fitore me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Maroko kalo në epërsi në minutën e 29-të, me golin e shënuar nga Sofiane Boufal.

Brazili tentoi të rikthehet në lojë me golin e Casemiros, i cili arriti të barazonte shifrat në 1-1, në minutën e 67-të.

Afrikanët e Veriut treguan vendosmërinë e tyre dhe shënuan edhe golin e fitores me golin e Abdelhamid Sabiri në minutën e 79-të.

Skuadra dhe tifozët e e Marokos kështu festuan fitoren e parë ndaj Brazilit./IndeksOnline/