75 Mall Live Search
21:57 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / L A

Maroku e mposht pa problem Zambinë, kualifikohet tutje

Nikoqiri i Kupës së Afrikës, Maroku ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-tave.

Ata mposhtën bindshëm Zambinë, me rezultat 0-3 me ndeshjen që u zhvillua në kryeqytetin maroken, Rabat.

Golat u shënuan nga El Kaabi (2 gola) dhe Brahim Diaz.

Në ndeshjen tjetër të grupit A, mes Komorosit dhe Malit është mbyllur me barazim 0-0.

Maroku, me këtë fitore e mbyll grupin A në krye të tabelës me 7 pikë, ndërsa Mali e dyta me 3 pikë./IndeksOnline/