15:42 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Maroon 5, Travis Scott dhe Big Boi do të perfomojnë në ‘Super Bowl’

Pas muajsh të spekulimeve dhe thashethemeve, NFL njoftoi se Maroon 5 do të perfomojnë gjatë pushimit mes pjesëve të finales së njohur si Super Bowl në Atlanta.

Dhe ka një bonus shtesë: Atlanta Big Boi dhe Travis Scott gjithashtu do të performojnë gjatë shfaqjes, sipas një njoftimi nga National Football League, apo siç njihet tek ne , Rugby.

“Maroon 5, Travis Scott dhe Big Boi i bashkohen një listë të çmuar të artistëve që kanë bërë spektakël”, duke përfshirë Justin Timberlake, Lady Gaga, Coldplay, Katy Perry dhe Missy Elliott.

Lajmet se një artist hip-hop i Atlanta po performon në Super Bowl të këtij viti vjen muaj pasi u njoftua se loja e madhe do të mbahej në Atlanta.

Scott u njoftua se do të mirrte pjesë në show por, ata ranë dakord vetëm për shkak të kushtit të vënë nga Scott që NFL të bëjë një donacion bamirësisë të drejtësisë sociale.

Sipas Billboard, një burim i afërt me negociatat mes Scott dhe NFL tha se reperi bëri një donacion të përbashkët prej $ 500,000 (£ 389k) me organizatën amerikane të futbollit në “Accelerator For Social Justice”.