18:13 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Marotta befason me deklaratën për Icardin

Interi dhe sulmuesi i tyre, Mauro Icardi po kalojnë një moment jo të mirë sa u përket mardhënjeve të tyre.

Javën e kaluar, drejtuesit e skuadrës morën vendim për t’ia marrë shiritin e kapitenit dhe ai t’i vendoset Handanovicit.

Kjo ngjarje pasoi edhe me refuzimin e Icardit që të bashkohet me grupin në ndeshjet e Europa League dhe Serie A, shkruan Indeksonline.

Për situatën e Icardit ka folur drejtori i Interit, Beppe Marotta i cili ka thënë se atij do t’i propozohet një kontratë e re.

“Heqja e shiritit të kapitenit nuk ishte një dënim ose dispozitë për Icardin, por një rotacion. Krerët e skuadrës ndonjëherë marrin vendime të pakëndshme. Ajo është një pjesë e një procesi të rritjes dhe të forcimit”, ka thënë Marotta.

” Negocimi për rinovimin do të zhvillohet, ne do të paraqesim propozimin tonë , pa ndonjë pengim. Kjo situatë ka të bëjë me menaxhimin e grupit, nuk ka të bëjë fare me situatën e rinovimit. Gjatë javëve do të bëjmë një propozim për rinovimin siç i kemi premtuar Wandas”, ka shtuar drejtori sportiv i Interit. /IndeksOnline/